Ronaldinho: “Topi i Artë duhet të shkojë për Messin, është më i miri”

PUBLIKUAR

Sipas Ronaldinhos, Messi duhet ta fitojë sërish “Topin e Artë”. Lewandowski, Benzema… janë të tjerë kandidatë serioz.

Lionel Messi është njëri prej favoritëve për ta fituar “Topin e Artë” për vitin 2021.

Sipas Ronaldinhos, “Messi është më i miri në botë dhe meriton të ketë edhe një tjetër Top të Artë”.

Këto fjalë i tha ditë më parë në Paris, kur takoi Leon për herë të parë pas shumë vitesh, pasi ishte i ftuar special në Parc des Princes.

Kandidatë serioz të Messit për Topin e Artë janë Robert Lewandowski i Bayern Munich, Karim Benzema i Real Madridit, Jorginho e Kante të Chelseat etj.

Nëse Messi fiton, do të ishte i shtati për të, që do të linte prapa Ronaldon me pesë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...