Ronaldinho nuk ka dyshime: Ky lojtar do të bëhet më i mirë se Messi (Video)

PUBLIKUAR

Ronaldinho beson se Gabriel Jesus mund ta lë prapa Leo Messin si futbollisti më i mirë në botë

Ish lojtari i Barcelonës e Brazilit tashmë në pension, Ronaldinho, mendon se talenti i ri i Manchester Cityt, Gabriel Jesus, i cili ka shpërthyer në Premierligë, mund të bëhet lojtari më i mirë në botë, për të lënë prapa Leo Messin, shkruan Mirror, transmeton Gazeta Express.

“Manchester United ka një lojtar special, ai është Gabriel Jesus”, tha fillim ish fituesi i Kupës së Botës me Brazilin në vitin 2002.

“Momentalisht më i miri është Messi. Gjithmonë kam thënë dhe mendoj se një ditë do të jetë edhe Neymar. Por, në të ardhmen mund të jetë Gabriel. Ai ka cilësi për të bërë këtë realitet”, shtoi Ronaldinho. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...