Ronaldinho kishte klauzolë me klubin e tij që ia lejonte argëtimin në klube nate dy herë në javë

PUBLIKUAR

Në vitin 2011, Ronaldinho nënshkroi kontratë me klubin brazilian Flamengo. Por kontrata e tij nuk ishte e zakonshme, kishte diçka të paparë deri atëherë: një klauzolë që i jepte leje atij të shkonte në klube nate dy herë në javë.

Ikona braziliane, tani 39-vjeçar, u rikthye në vendlindje pas një periudhe me Milanin në Serie A, dhe në atë kohë njihej si adhurues i jetës së natës, transmeton Gazeta Express.

Ish-superylli i Barcelonës kishte kërkuar luks nate në Brazil, duke i bërë kërkesë të rëndësishme klubit brazilian para se të nënshkruante kontratë.

Ronaldinho kishte këmbëngulur që ta kishte një klauzolë në kontratën e tij me klubin, e cila do ta lejonte atë t’i vizitonte klubet e natës dy herë në javë – dhe Flamengo ia kishte plotësuar atë kërkesë.

Gjatë karrierës së tij, Ronaldinho është kritikuar për stilin e jetës, edhe pse është vlerësuar si ndër futbollistët më të mirë në histori. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...