Ronaldinho flet për Countinhon dhe të ardhmen e tij

PUBLIKUAR

Legjenda e Brazilit, Ronaldinho beson se Philippe Countinho do të vazhdojë të japë gjithçka për Liverpoolin, përkundër dështimit të kalimit të tij te Barcelona gjatë kësaj vere.

Countinho, 25-vjeçar, tentoi kalimin te Barça me çdo kusht duke iu futur grevës, gjë që shkaktoi druajtje rreth sjelljes së të tij këtë sezon, por Ronaldihno thotë se tifozët e Liverpool duhet të qetësohen, transmeton Express.

“Këtë sezon ata do ta shohim se Countinho do të japë gjithçka për klubin – sepse i tillë është ai”, ka thënë Ronaldinho, sipas Daily Mirror.

Ai ka thënë se tifozët e Liverpool nuk kanë pse brengosen.

“Tifozët e Liverpool nuk kanë pse të brengosen, nuk u besoj trillimeve se Countinho ka refuzuar të luajë për këtë klub. Unë e njoh atë dhe ai nuk është i tillë”, ka theksuar ai.

Por, Countinho nuk mendon se mundësia që ai të kalojë te Barça është shterur, sipas njeriut i cili i kaloi pesë vite në Barcelonë. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...