Ronaldinho dëshiron që t’ia mësojë edhe disa gjëra Messit.
Tani që është rikthyer te ish-klubi i tij Barcelona në rolin e ambasadorit ai ka bërë shaka se dëshiron që ta shfrytëzojë mirë këtë rol duke ia mësuar Messit edhe disa gjëra të tjera, transmeton Express.
Edhe pse Messi e ka arritur kulmin në lojën e futbollit, Ronaldinho ndjen ende se mund ta ndihmojë atë që të përmirësohet.
“Duhet ta mësojë atë [Messin] edhe pak”, ka thënë Ronaldinho duke buzëqeshur për UOL.
Megjithatë, ish-fituesi i Topit të Artë ka insistuar se nuk është i gatshëm që të fillojë përqendrimin në përgjegjësi të tilla prej trajneri.


