Romero: Argjentinën nuk mund ta imagjinoj pa Messin

PUBLIKUAR

Sergio Romero, portieri i Argjentinës, beson se Lionel Messi do ta anuloj vendimin për pensionim nga Kombëtarja

Lionel Messi ka paralajmëruar se do të pensionohet nga përfaqësuesja e Argjentinës pas humbjes nga Kili në finale të Kupës së Amerikës.

Por, portieri argjentinas, Sergio Romero beson se ylli i Barcelonës do ta anuloj vendimin për pensionim nga Kombëtarja “Unë mendoj se ai ka folur kur ishte nxehtë, për shkak se një mundësi e bukur na shpëtoi nga duart”, tha Romero pas ndeshjes, përcjellë Gazeta Express.

“Unë nuk mund të imagjinoj një ekip kombëtar pa Messin. Unë mendoj se ai do të reflektojë (të ndryshoj vendimin)”, ka theksuar portieri i Manchester Unitedit. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...