“Romagnoli mund të bëhet më i miri në botë”

PUBLIKUAR

Christian Zapata beson se bashkëlojtari i tij Alessio Romagnoli mund ta ndalojë Cristiano Ronaldon dhe të bëhet më i miri.

Romagnoli është bërë kapiteni i kuqezinjve gjatë verës, dhe e ka shpëtuar disa herë skuadrën e tij, mirëpo të dielën i riu italian do të përballet me Ronaldon në “San Siro”, transmeton Gazeta Express.

“Juventusi është një skuadër e fortë në të gjitha departamentet”, ka thënë Zapata.

“Romagnoli është një lojtar që është rritur shumë gjatë viteve”.

“Po ashtu edhe shiriti i kapitenit e ka bërë më të fuqishëm atë. Ai është një lider i vërtetë. Ai mund të bëhet më i miri në botë”.

Ndeshja mes Milanit dhe Juventusit do të zhvillohet të dielën prej orës 20:30 në “San Siro”, ku Milani do të tentojë t’ia shkaktojë humbjen e parë “Zonjës së Vjetër” në Serie A. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...