Roma vazhdon me fitore (Video)

PUBLIKUAR

Roma ka arritur të me mund të madh të marr tri pikë si mysafirë të Sassuolos duke fituar 2-0.

Romakët e nisën shumë mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi që në minutën e 12 me golin e bukur të shënuar nga Mohamed Salah më shumë se 20m metra.

Roma kishte raste të mira edhe në minutën e 31 dhe 34 me Maincon dhe El Shaaraëy, por nuk arritën të ngrenë epërsinë.

Edhe pjesën e dytë romakët e nisën më mirë me një rast nga Salah, por portieri i Sassuolos, Andrea Consigli, shpëtoi gol të sigurt.

Vendasit u munduan që në anë të kundërsulmeve të bëjnë më shumë në këta minuta, por nuk kishte sukses.

Sassuolo rast të artë kishin në minutën e 88 kur akordua penallti për ta.

Ishte Domenico Berardi ai që nga pika e bardhë gjuajti mbi portë.

Në fund Roma edhe pse me një lojtar më pak arriti të shënojë edhe golin e dytë me El Shaarawyn.

Roma me këtë fitore mbetet në pozitën e pestë me 41 pikë, më pikë të barabarta me Interin që është i katërti. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...