Roma triumfon në finalen historike, e mposht Feyenoordin në “Air Albania Stadium”

PUBLIKUAR

Roma ka triumfuar në finalen e parë dhe historike në Ligën e Konferencës.

Në “Air Albania Stadium”, skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho e mposhti Feyenoordin me rezultatin 1:0, shkruan Gazeta Express.

Fati i kësaj finale u vendos në pjesën e parë, kur skuadra italiane kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Nicolo Zaniolo në minutën e 32-të.

Të dy skuadrat deri në fund regjistruan edhe disa raste shënimi, mirëpo gola të tjerë nuk pati.

Kësisoj, trofeu i parë i sezonit të parë të Ligës së Konferencës shkon te skuadra nga kryeqyteti italian, Roma. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...