Roma tregon pse e refuzoi yllin e Manchester Unitedit

PUBLIKUAR

Drejtori sportiv i Romës, Monchi, ka thënë se klubi nga Serie A vendosi kundër transferimit të Daley Blindit gjatë afatit kalimtar të janarit edhe pse Manchester United ia kishte ofruar lojtarin.

Blind lidhej me një kalim të klubi italian në muajin e fundit, pasi Roma e shiti mbrojtësin e majtë Emerson Palmieri te Chelsea, transmeton Express.

Në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror u raportua se Roma kërkoi ta huazonte mbrojtësin 27-vjeçar, por Manchester United po shpresonte ta shiste atë në bazë të një marrëveshjeje permanente.

“Blindin na e ofruan tri apo katër ditë më parë, por ne vendosem se ai nuk ishte lojtari i duhur, madje edhe nga këndvështrimi ekonomik, gjë që është e rëndësishme”, ka thënë Monchi. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...