Roma ende nuk e ka pranuar ndonjë ofertë zyrtare për Alisson Beckerin, edhe pse për të janë interesuar Chelsea dhe Liverpooli.
Portieri brazilian ka qenë shumë i lidhur me një largim nga Roma këtë verë, pas paraqitjeve mbresëlënëse me klubin romak në stinorin e kaluar, transmeton Gazeta Express.
Drejtori sportiv i klubit ka thënë se ende nuk ka ardhur ndonjë ofertë zyrtare për të. Liverpooli është duke kryesuar garën për t’i marrë shërbimet e Alissonit dhe priten ta bëjnë një ofertë prej 70 milionë euro për të. /Gazeta Express/


