Roma e ka regjistruar fitoren e radhës në Serie A duke e mposhtur Sampdorian me rezultat 2-1.
Në ndeshjen e zhvilluar në Stadio Olimpico, Giallorossët ishin skuadra më e mirë që nga fillimi.
Goli i parë erdhi në minutat shtesë të pjesës së parë, ndërsa realizues ishte Alessandro Florenzi me kokë (45’+1).
Në minutat e para të gjysmës së dytë, epërsia e nikoqirëve u dyfishua me një supergol nga transferi i ri, Diego Perotti (50’).
Miralem Pjanic shënoi një autogol (57’), për t’i bërë më interesante minutat e mbetura.
Edhe pse vendasit bënë presion të vazhdueshëm deri në fund, nuk ia dolën të shënojnë gol tjetër. Ndërkaq, për pak sa nuk u befasuan kah fundi i ndeshjes nga Antonio Cassano dhe bashkëlojtarët e tij. Mattia Cassani madje e goditi shtyllën.
Roma pozicionohet në vend të pestë në tabelë me një pikë prapa Interit që është i katërti. Lideri Napoli është 12 pikë larg. /Telegrafi/


