Roma pas Adnan Januzajt

PUBLIKUAR

Roma është në kërkim të lojtarëve të rinj për vijën e sulmit gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Ndër lojtarët në radarin e gjigantit italian thuhet të jetë edhe kosovari i Kombëtares belge, Adnan Januzaj, transmeton Express.

Ish-lojtari i Manchester Unitedit dhe Borussia Dortmundit, i cili muajin e ardhshëm i mbush 23 vjet, iu bashkua Real Sociedadit verën e kaluar dhe nënshkroi marrëveshje pesëvjeçare dhe është duke bërë performanca të mira për skuadrën e tij këtë sezon.

Megjithatë, Transfermarketweb raporton se Januzaj ka fare pak mundësi të largohet, të paktën jo deri në fund të këtij sezoni. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...