“Roma, opsioni më i mirë për Higuainin”

PUBLIKUAR

Gianluca Petrachi e ka ftuar Gonzalo Higuainin te Roma.

Chelsea nuk ka vendosur ta blejë Gonzalo Higuainin, i cili është detyruar të kthehet te Juventusi.

Por, “el Pipita” nuk bën pjesë në planet e Juventusit, ani pse pëlqehet shumë nga Maurizio Sarri dhe kështu duhet të kërkojë për një klub të ri.

Roma është e interesuar në argjentinasin dhe tani haptazi i ka dërguar mesazh drejtori sportiv i klubit, Gianluca Petrachi.

“Nëse Higuain dëshiron të kthehet në ditët e tij më të mira, nuk ka zgjidhje më të mirë për të se ardhja te Roma”, tha Petrachi.

“Këtu, ai mund të shkojë hapave të bashkëvendësit të tij, Batistuta, që la pas shenjë të pashlyeshme”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...