Roma në panik, i mungon lideri kundër Barcelonës

PUBLIKUAR

Mesfushori luftarak i Romës, Daniele De Rossi, nuk ka luajtur dot në sfidën e fundit në Serinë A kundër Bolognas, për shkak të një dëmtimi të pësuar.

Stafi mjekësor ka tentuar të gjitha mundësitë për ta rikuperuar në kohë në prag të përballjes delikate të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, por ditën e sotme trajneri Rudi Garcia ka marrë lajme negative, pasi De Rossi nuk ka mundur të rikuperohet me kohë.

Mesfushori do të udhëtojë me pjesën tjetër të ekipit drejt Spanjës, por ky i fundit i ka të pakta shanset të zbresë në fushë, pasi dëmtimi ia pengon aktivizimin kundër katalanasve.

Kjo ndeshje do të jetë vendimtare për romakët për të kaluar grupin. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...