Roma në bisedime me dy talentë

PUBLIKUAR

Mediat holandeze kanë raportuar sot se Roma është në negociata dhe është afër për ti transferuar dy yjet të Ajaxit, Justin Kluivert dhe Hakim Ziyech

Interesimi i Romës nuk është i ri, por sipas ueb faqes holandeze vi.nl, thuhet se Ziyech tashmë është afër Giallorossi për të kaluar.

Mesfushori kreativ ka thënë disa herë se dëshiron që të largohet këtë verë dhe Roma e dëshiron atë.

Ajax ndoshta më vështirë do ta lë të largohet sulmuesin 19 vjeçar Kluivert – që është djali i ish futbollistit të Milanit Patrick Kluivert.

Ndryshe Ziyech është një maroken i lindur në Holandë dhe ka pasur një paraqitje tepër të mirë këtë sezon duke shënuar shtatë gola në 13 paraqitje.

Roma sot ka bërë transferimin e talentit 20 vjeçar kroat Ante Coric nga Dinamo Zagrebi për 8 milionë euro. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...