Roma lë Baccan, afër transferimit të Dzekos

PUBLIKUAR

Roma ka ndërruar mendje sa i përket sulmuesit kryesor për edicionin e ardhshëm.

Nuk do të jetë sulmuesi kolumbian Carlos Bacca por do të jetë boshnjaku Edin Dzeko që do t’i bashkohet ‘Giallorosëve’.

Arsyeja e këtij vendimi te Roma erdhi pasi Sevilla nuk e lëshon Baccan pa 30 milionë euro, ndërsa ‘Giallorosët’, do ta transferojnë Dzekon për 18 milionë.

Dzeko ka kërkuar nga City ta lënë të lirë për tu transferuar në Romë dhe një gjë e tillë pritet të ndodh.

Boshnjaku kërkon bashkimin me bashkëkombësin e tij Miralem Pjanic për të formuar një dyshe të frikshme në Serie A.

Verdh e kuqtë i kanë ofruar kontratë tri vjeçare me gjashtë milionë euro në stinor dhe kjo është pranuar nga lojtari që pritet brenda një jave të transferohet në ‘Olimpico’. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...