Roma humbet nga vendi i fundit në Serie A

PUBLIKUAR

Roma ka humbur me rezultat 2-1 nga Cremonense sonte, duke humbur mundësinë që të barazohet me pikë me Milanin dhe Interin. Frank Tsadjout (17’) dhe Ciofani (82’) shënuan për Cremonense derisa për Romën shënoi Spinazzola (71’)

Roma ka bërë një hap pas në sigurimin e vendit të katër në Serie A, vend ky që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Goli i parë në këtë ndeshje erdhi në minutën e 17-të me anë të Frank Tsadjout. Ai shënoi një gol të bukur për vendasit për ta zhbllokuar këtë sfidë.

Ky ishte edhe rasti më i mirë në pjesën e parë, derisa Roma shumë pak bëri për ta barazuar rezultatin.

Pjesa e dytë filloi me një karton të kuq për trajnerin e Romës, Jose Mourinho.

Pavarësisht përjashtimit të Special One, Roma arriti që të barazonte rezultatin në minutën e 71-të të ndeshjes. Mancini bëri një pasim të mirë në zonë për Spinazzolan i cili shënoi golin e barazimit.

Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan dhe erdhën të goli i epërsisë përsëri.

Ciafoni bëri një goditje të mirë për të shënuar në trekëndëshin e djathtë të portës së Rui Patricios në minutën e 82-të te ndeshjes.

Në minutat e mbetur Roma nuk arriti që të barazoi rezultatin dhe Cremonense, që është në vendin e fundit në Serie A, fitoi me rezultat 2-1 e që është fitorja e parë e tyre në Serie A pas 9 barazimeve dhe 14 humbjeve. Roma mbetet në vendin e 5-të me 44 pikë, një më pak se Lazio dhe 3 më pak se Interi dhe Milani.

Roma në këtë javë do të këtë punë mjaftë të vështirë pasi që do të përballet me Juventusin në Olimpico derisa Cremonense luan kundër Sassuolos. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...