Roma është e vendosur ta transferojë mesfushorin e Real Madridit, Mateo Kovacic, i cili është duke kërkuar t’i ikë një situate frustruese për të në Madrid, raporton Don Balon.
Drejtori sportiv i Romës, Monchi, është i gatshëm të bëjë gjithçka për ta blerë përfaqësuesin kroat dhe e di se Madridi ka nevojë për fonde për ta kompletuar ndryshimin e madh të skuadrës në verë, transmeton Express.
Megjithatë, Roma përballet me konkurrencë nga Interi dhe Milani për Kovacicin. /Express/


