Roma raportohet se ka ofruar 15 milionë euro plus një lojtarë të ri për sulmuesin e Napolit, Arkadiusz Milik, por Tottenham Hotspur kërkon 35 milion euro për të
Sulmuesi ka mbetur jashtë skuadrës për miqësoren kundër Pescaras, duke treguar se ai nuk është në planet e tyre për këtë sezon.
Kontrata e tij pritet të skadojë më 2021, kështu që klubi është duke punuar për t’ia gjetur atij një blerës para se të largohet pa para.
Për shkak të kësaj situate, Napoli është duke përgatitur që t’ia ulë çmimin nga 50 milionë në 35 milionë euro.
Megjithatë, edhe kjo shumë po konsiderohet e madhe nga Tottenham, sipas Sky Sport Italia.
Roma është në negociata për Milik ku i ka ofruar para plus Cengiz Under, por tani turku është jashtë ekuacionit.
Në vend të kësaj, Calciomercato.it shkruan se Roma ka porpozuar një lojtar nga akademia e tyre e të rinjve dhe 15 milionë euro për polakun. /GazetaExpres/


