Rojat e hotelit rrahin brutalisht turistët (Video)

PUBLIKUAR

Në ishullin turistik Mallorca të Spanjës, anëtarët e sigurimit të hotelit e kanë rrahur rëndë një çift bashkëshortor, pasi gruaja ia ka hedhur njërit prej tyre një gotë plastike.

Video e xhiruar nga Jakub Maketjko, një turist që po qëndronte në të njëjtin hotel në Magaluf, i shfaqë rojat me uniforma që rrahin burrin dhe gruan, që kishin të veshura vetëm kostumet e larjes, transmeton Telegrafi.

Sipas dëshmitarit, çifti britanik i kanë sharë pjesëtarët e sigurimit, derisa gruaja ia ka hedhur gotën që kishte në dorë.

Në filmimin e bërë, shihet grushtet dhe shqelmat brutale ndaj turistëve, të cilëve iu kanë shkaktuar lëndime të konsiderueshme. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...

Mot me diell, temperatura maksimale 20 gradë celsius

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale nga...