Rohde: Kosova dhe Serbia me qasje humbëse, po i kënaqin audiencat lokale, s’po afrohen me BE-në

PUBLIKUAR

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka paralajmëruar se këtë të premte fillon Konferenca e Sigurisë në Mynih, me tematikë për dinamikën “humbje-humbje” në politikën ndërkombëtare, shkruan Gazeta Express.

Rohde ka pyetur se a nuk i përshtatet kjo dinamikë situatës aktuale sa i përket raportit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ambasadori gjerman ka thënë se të dy shtetet i kënaqin audiencat lokale, ndërkohë që s’bëjnë përparim drejt afrimit tek synimi i përbashkët që është Bashkimi Evropian.

“Tema e këtij viti: Dinamika humb-humbje në politikë. A nuk përputhet në mënyrë të përkryer me atë që shohim aktualisht midis Kosovës dhe Serbisë. Që të dyja deri tani po e kënaqin audiencën e tyre lokale, por nuk u afrohen më shumë qëllimeve të përbashkëta si BE-ja”, ka shkruar Rohde.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Kurti pas takimit me presidenten: Duhet të jemi bashkë për shumë sfida shtetërore

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas takimit të parë me presidenten Justina Shiroka-Pula, teksa...

Kurti do ta takojë sot presidenten, Shiroka-Pula

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka folur për kritikat e ndërkombëtarëve lidhur me...

Dyshohet për dhunimin dhe grabitjen e një shtetaseje të huaj në Prishtinë, policia në kërkim të tre personave

Një rast i rëndë i dyshuar i dhunimit është raportuar në Prishtinë, ku viktimë...