Roger Federeri fortë për Novak Djokovicin

PUBLIKUAR

Tenisti zviceran Roger Federer ka fituar për të shtatën herë në karrierën e tij turneun Masters të Cincinnati, duke mundur 2-0, në sete (7-6, 6-3) në finale serbin, Novak Djokovic.

Një triumf i merituar i zviceranit, që korri suksesin e 87-të në karrierë, përkatësisht të 24-të në një Masters, duke treguar një formë të mirë, transmeton Telegrafi.

Një ndeshje e baraspeshuar vetëm në setin e parë, fituar 7-6 nga Federer, ndërsa në të dytin epërsia e zviceranit ishte e madhe.

Për Djokovic, turneu i Sinsinatit mbetet një tabu, pasi nuk e ka fituar asnjëherë.

Kujtojmë se kjo ishte përballja numër 41 mes dy tenistëve dhe me këtë sukses Federer udhëheq 21-20 në ndeshjet e drejtpërdrejta. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...