Rodrygo: Varanes s’do t’i njolloset karriera në Real shkaku i gabimeve kundër Cityt

PUBLIKUAR

Braziliani Rodrgyo është shprehur i bindur se gabimet e bashkëlojtarit të tij në Real Madrid, Raphael Varane, nuk do t’ia njollosin karrierën e francezit me madrilenët, përkundër që të premten ia kushtuar Real Madridi një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Manchester City e mposhti Real Madridin me rezultat 2:1 në stadiumin Etihad të premten në mbrëmje, për ta eliminuar skuadrën e Zinedine Zidane nga Liga e Kampionëve me fitore me rezultat të përgjithshëm 4:2 në fazën e 1/8 të finales, transmeton Gazeta Express.

Klubi i Premierligës arriti ta sigurojë çerekfinalen kundër Lyonit falë disa gabimeve jotipike të Varane në qendërmbrojtje të Los Blancos, pasi që gabimet e tij çuan te golat e Raheem Sterling dhe Gabriel Jesus.

Fituesi i Kupës së Botës e mori fajin për rezultatin në këtë ndeshje, duke thënë: “Unë jam përgjegjës për këtë disfatë. Ne ishim përgatitur mirë, por ti paguan për gabimet e tual. Më vjen keq për bashkëlojtarët e mi”.

Megjithatë, Rodrygo nuk beson se një paraqitje e dobët e francezit duhet t’i lë në harresë të gjitha arritjet e tij gjatë nëntë vjetëve të tij në Santiago Bernabeu.

“Është diçka që ndodh nganjëherë. Është për të të ardhur keq, por ai është një lojtar i mrekullueshëm dhe unë nuk mendoj se kjo do ta njollosë trashëgiminë që ai e ka në Real Madrid”, ka thënë Rodrygo. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...