Rodriguez këmbëngul për Interin

PUBLIKUAR

Mbrojtësi i krahut të majtë të Wolfsburgut dëshiron të transferohet tek Interi.

Ricardo Rodriguez pritet të largohet nga ekipi gjerman, Wolfsburg në afatin kalimtar të janarit, pas ofertave të shumta që kanë ardhur në adresë të tij me Interin që mbetet favorit për zviceranin.

Sipas të përditshmes sportive italiane, Tuttosport, Rodriguez ka marrë oferta nga dy klubet londineze, Chelsea dhe Arsenal, por të dyja i ka refuzuar pasi që dëshira e tij është të shkojë te Interi.

Ai u ka thënë menaxherit që e përfaqëson se dëshiron të transferohet te skuadra zikaltër. Interi tash e sa kohë ka nisur punën që ta bëjë të mundshëm transferimin e Rodriguez në Giuseppe Meazza.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...