Stephen Curry shënoi dy pikë më pak se James Harden, por Golden State Warriors sërish triumfuan para shikuesve të vetë në Oracle Arena.
Curry realizoi 35 pikë, 9 asistime dhe 6 kërcime në fitoren e kampionit aktual të NBA-së kundër Houston Rockets me rezultat 123:110.
Curry u pasua nga Andrew Bogut me “double-double” 13 pikë, 11 kërcime dhe 6 bllokada dhe Harrison Barnes me 19 pikë, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, James Harden realizoi 37 pikë dhe 5 asistime. Trevor Ariza shtoi 19, ndërsa Dwight Howard shënoi ‘double-double’ me 16 dhe 15 kërcime.
Vlen të theksohet se kjo është humbja e tetë radhazi e Rockets nga Warriors. /Telegrafi/
Rezultatet:
Miami 101-119 San Antonio
Milwaukee 112-111 Boston
Dallas 119-121 Utah


