Rockets triumfon kundër Clippers, shkëlqen Hardeni

PUBLIKUAR

James Harden shkëlqeu me plot 47 pikë të shënuara në fitoren e Houston Rockets me rezultat 102:93 kundër Los Angeles Clippers të mërkurën.

Pasi Kawhi Leonardi ua dha Clippers epërsinë 86:85 me një kosh të tij, Harden iu përgjigj në mënyrë mbresëlënëse duke ia kthyer epërsinë 90:86 Rockets. Me vetëm 90 sekonda të mbetura në lojë, Harden u tregua i saktë nga një trepikësh për ta vulosur fitoren e Rockets, transmeton Gazeta Express.

Trajneri i Clippers, Doc Rivers, u largua nga ndeshja menjëherë pas kësaj. Me këtë fitore, Houstoni e arriti fitoren e pestë radhazi. Harden ishte i saktë në 7 nga 13 trepikëshat e tentuar, i bëri shtatë asiste dhe shtatë kërcime.

Russell Westbrook i Rockets i shtoi 17 pikë, përkundër që nuk u tregua mjaft i saktë në gjuajtje, ndërsa Clint Capela arriti t’i bëjë 20 kërcime për të tretën ndeshje radhazi. Leonardi ishte më i miri te Clippers me 26 pikë, 12 kërcime dhe shtatë asiste.

Rezultatet e tjera të ndeshjeve të zhvilluara mbrëmë:

Celtics 140, Wizards 133

Grizzlies 119, Hornets 117

Timberwolves 129, Spurs 114

Lakers 120, Warriors 94

Raptors 114, Trail Blazers 106

Magic 112, 76ers 97

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...