“Robertson, mbrojtësi i majtë më i mirë në botë”

PUBLIKUAR

Chilwell nuk ka asnjë dyshim, tani për tani, Robertson është mbrojtësi i majtë më i mirë në botë.

Me Jurgen Kloppin në stol, Andy Robertson po shkëlqen me fanellën e Liverpoolit.

Sezonin e kaluar ai dhuroi 13 asiste dhe e ndihmoi Liverpoolin ta fitojë Champions Leaguen si dhe Superkupën e Evropës, ndërsa këtë edicion ka shënuar një gol dhe ka dhuruar 2 asiste.

Pavarësisht se nuk zuri vend në 11-shen më të mirë për vitin 2019, mbrojtësi i majtë i Leicester City, Ben Chilwell, nuk ka asnjë dyshim – thotë se Robertson është më i miri në botë.

“Ai është lojtar i shkëlqyer”, tha Chilwell për faqen zyrtare të Leicester. “Ai është mbrojtësi më i mirë në botë do të thosha dhe nuk është aspak ekzagjëruese”.

“I shikoj ndeshjet e tij sepse është më i vjetër dhe e shikoj se çfarë po bën për t’u përmirësuar”.

“Ai dhuron shumë asiste dhe shkon shumë përpara, është më i miri”.

“Është i mirë edhe defensivë kështu që është lojtar nga i cili përpiqem të mësoj në këto momente”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...