Robert Berisha dhe Laureta publikojnë tjetër imazh si çift nga pushimet e tyre në Turqi

PUBLIKUAR

Këngëtari dhe prezantuesi i njohur shqiptar, Robert Berisha, është duke e shijuar pafund lidhjen e tij të re me bukuroshen Laureta Maqedonci.

Dyshja kanë bërë të ditur se ndodhen në Turqi për pushime verore, në fillim të sezonit.

Se janë shumë të lumtur dhe të dashuruar me njëri-tjetrin, këtë e tregon edhe fotografia e fundit e përbashkët, që çifti kanë publikuar në rrjetet sociale.

Foto: Laureta Maqedonci/InstaStory

Laureta shfaqet e mbështjellë nën krahët e këngëtarit, i cili gjithashtu i buzëqeshë kamerës teksa pozon pranë të dashurës së tij.

Lidhja e tyre u bë e ditur vetëm pak muaj më parë dhe u konfirmuar nga vet Roberti.

Para kësaj, ai ka qenë i martuar me këngëtaren Nora Istrefi deri në vitin 2015, ku si fryt i kësaj martese është vajza e tyre Renee. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Mora fjalë” nuk gjendet më në YouTube, heqja e këngës ngre pikëpyetje

“Mora fjalë” është hequr nga YouTube, duke mos qenë më e disponueshme në versionin...

Shkurta Fejza niset për pushime me familje

Këngëtarja e njohur Shkurta Fejza ka ndarë një moment familjar nga aeroporti, ku shihet...

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...