Robben tregon pse iu rikthye futbollit pak pas pensionimit

PUBLIKUAR

Arjen Robben i ka shpjeguar arsyet pse ka zgjedhur t’i rikthehet futbollit, më pak se një vit pasi u pensionua.

Ish-ylli i Bayern Munich, Real Madrid dhe Chelsea i vari këpucët në gozhdë në verën e vitit 2019, por tani, vetëm një vjet më vonë, ai ka vendosur t’i mbathë ato prapë dhe të luajë për klubin e vet të vjetër, Groningen, transmeton Gazeta Express.

Ish-përfaqësuesi i Holandës thotë se u kthye nga pensionimi për shkak të dashurisë që ndien për klubin e Eredivisie.

“U ktheva për shkak të dashurisë që e kam për këtë klub”, tha Robben në një konferencë për media.

“Nëse mund të bëj diçka për këtë klub, atëherë mendoj se pjesa ku mund të ndihmoj më së shumti është fusha. Ndihem mirë dhe mendoj se po shkoj në drejtimin e duhur”, tregoi ai.

“Ende duhet t’i bëj edhe disa hapa, por kam ndjesi shumë të mirë për të ardhmen time. Nëse ndonjë klub tjetër do të vinte me një ofertë të mirë për mua, nuk mendoj se do ta pranoja. Natyrisht, dallimi me Bayern Munich është i madh, por unë po e bëj këtë për ekipin dhe shpresoj se do ta shijoj”, shtoi ai.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...