Robben: Nuk ndihem si 34-vjeçar

PUBLIKUAR

Arjen Robben thotë se ndihet i lumtur në Bayern Munich pasi i është afruar moshës 35-vjeçare.

Holandezi e filloi stinorin në bankën rezervë,  mirëpo ka startuar në dy prej tri ndeshjeve të Bundesligës, transmeton Gazeta Express.

“Jam 34-vjeç tani, dhe do të tentojë që ta shijoj çdo moment. Nganjëherë mendon dhe e vëren se sa me fat je që ke mundësinë për të luajtur këtu, në një Allianz Arena të stërmbushur. Thjeshtë duhet ta shijosh këtë”, ka thënë Robbeni.

2Nuk e di se sa do të vazhdojë kështu, mirëpo nuk ndihem si 34-vjeçar. Ndihem shumë, shumë në formë. Shpresoj që do të qëndroj kështu për shumë kohë”.

Ish-lojtari i Chelseat dhe Real Madridit është pjesë e klubit gjerman tash e nëntë vite dhe ka 295 paraqitje, 140 gola dhe 100 asistime me fanellën e Bayernit. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...