Rivendosen kapakët e pusetave në Lipjan

PUBLIKUAR

Pasi publikimi rreth shqetësimit të organizatës YAHR, rreth fenomenit të çuditshëm që po vidhen kapakët e pusetave nga qytetarët e pandërgjegjshëm në auto parkingun e qytetit e cila gjendet para Gjykatës dhe postës së qytetit, me qëllim të shitjes së tyre në hekurishte për përfitime të vogëla materiale.
Komuna shumë shpejt ka ndërmarrë veprime konkrete dhe brenda ca ditësh i përgjigjet shqetësimit të shoqërisë civile dhe bën rregullimin dhe vendosjen e kapakëve në këto puseta.
Organizata YAHR e falënderon institucionet lokale të Komunës së Lipjanit për përgjigjen e shpejtë lidhur me shqetësimet e banoreve dhe të shoqërisë civile, ka shkruar YAHR.

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...