Rivali i Manchesterit planifikon transferimin e Ronaldos në janar

PUBLIKUAR

Chelsea raportohet se po shqyrton mundësinë për të bërë një lëvizje për Cristiano Ronaldon në afatin kalimtar të janarit.

Sulmuesi portugez u përpoq të largohej nga Manchester Unitedi në verë, por nuk ia doli ta bënte një gjë të tillë – transmeton Gazeta Express.

Ai mbeti në “Old Trafford”, por është duke u përballur me një sezon të vështirë.

Ronaldo së fundmi edhe u përjashtua nga skuadra e parë, pasi kishte refuzuar të inkuadrohej si zëvendësues në ndeshjen kundër Tottenhamit.

“Djajtë e Kuq” thuhet se janë të përgatitur ta lënë 37-vjeçarin të largohet, por edhe janë gjithashtu të hapur për një huazim për pjesën e mbetur të sezonit.

Dhe, sipas “Sunday World”, Chelsea pritet të rikthejë sërish në janar interesimin për ish-sulmuesin e Real Madridit dhe Juventusit.

Trajneri i “Bluve”, Graham Potter, thuhet se nuk do të pengonte një transferim të tillë, ashtu siç kishte bërë ish-trajneri, Thomas Tuchel.

Kësisoj, Chelsea mund të përpiqet të nënshkruajë me Ronaldon në një marrëveshje afatshkurtër në janar, me mundësinë për ta zgjatur atë verën e ardhshme nëse do të jetë një sukses. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...