Rivali i Barcelonës planifikon transferimin e Depayt në janar

PUBLIKUAR

Atletico Madridi raportohet se po planifikon një lëvizje për Memphis Depayn.

Sulmuesi holandez, që ishte i lidhur me një largim nga Barcelona gjatë verës, tani pritet që të largohet përfundimisht në afatin e janarit – transmeton Gazeta Express.

Dhe, Atletico Madridi pritet të përforcohet me një sulmues pasi Matheus Cunha dhe Joao Felix po lidhen me largim nga “Wanda Metropolitano”.

Sipas “Fichajes”, klubi nga kryeqyteti spanjoll ka identifikuar Depayn si një blerje të mundshme.

Megjithatë, një marrëveshje për sulmuesin është thuhet se mund të jetë “e komplikuar”, pasi Barcelona nuk dëshiron që ai të kalojë në një rival të La Ligas në këtë fazë të sezonit.

Por, nëse Barcelona nuk e shet 28-vjeçarin në afatin kalimtar të janarit, ai mund të largohet si lojtar i lirë pas përfundimit të sezonit, kur edhe i skadon kontrata. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...