Rituali tronditës: Mësoni për “Hienat” që paguhen të kryejnë marrëdhënie seksuale me fëmijë (Video)

PUBLIKUAR

Në disa zona të izoluara në Malawi, Afrikë, është traditë për vajzat e reja të kryejnë marrëdhënie me ata, të cilët njihen si “Hiena”.

Është fjala për burra, të cilët paguhen, zakonisht 3 funte për çdo vajzë, për t’i “pastruar” ato seksualisht.

Televizioni Britanik BBC, ka realizuar një dokumentar në lidhje me këtë fenomen, ku ka intervistuar edhe disa prej “hienave”.

Eric Aniva është një prej tyre. Ai është 40 vjeç tashmë, dhe thotë se e ka nisur këtë profesion qysh në 1985, ndërsa deklaron se disa nga vajzat që i sillen nga familjet, janë vetëm 12 apo 13 vjeç.

Aniva është i martuar dhe ka dy gra, të cilat janë në dijeni të plotë të profesionit të tij, ndërsa deklaron se ka fjetur me më tepër se 100 vajza në jetën e tij, transmeton tema.

Por, ndërkaq, rituali tronditës, më tepër se një “pastrim,” përbën një mënyrë përhapjeje për shumë sëmundje.

SHIKO MË SHUMË

Vrasja që tronditi Kosovën/ I jepet lamtumira e fundit, Arlinda Zekajt

Qindra qytetarët kanë marrë pjesë në varrimin e Arlinda Zekajt, gruas që u vra...

Krasniqi: Shoqëria jonë i ka faj sot djalit 12 vjeçar të Arlindës, që përfundoi në strehimore

Dardan Krasniqi, i ftuar në T7, në Kosova Live, ka komentuar rastin e vrasjes...

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),...