Rita pozon me gjoksin zbuluar, nëna i komenton: Syni i keq mos t’paftë

PUBLIKUAR

Rita Ora ka marrë vëmendjen sërish me disa poza të cilat i ka ndarë me fansat në Instagram.

E derisa edhe këtë herë Rita shfaqet në super formë dhe shumë tërheqëse, nuk ka munguar as komenti i radhës nga nëna e saj.

Këngëtarja ka bërë disa fotografi në një fustan të shkurtër dhe me dekolte të hapur, ndërsa shihet me flokë të gjatë dhe grim të bërë me mjaft kujdes.

Vera Ora për këto foto të bijës së saj ka vetëm fjalë të mira e madje i shkruan duke i uruar që të mos e gjejë asnjë e keqe, në komentin e radhës mbështetës për Ritën, e që nuk janë të rrallë.

Vera është psikiatre në spitalin kryesor në Londër dhe ajo vazhdimisht motivon gratë që të jenë rehat në lëkurën e tyre dhe të ndjehen të përsosur në çfarëdo forme që janë, duke i inkurajuar të kujdesen për trupin dhe shëndetin./

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...