Rita Ora tërheqëse edhe për Halloween, merr vëmendje me veshjen transparente

PUBLIKUAR

Derisa dje (e shtunë) rrjetet sociale u mbushën me postime për Halloween, një gjë të tillë nuk e bëri këngëtarja Rita Ora.

Por si duket, duke parë të tjerët edhe ajo është inspiruar për t’u shndërruar gjatë festës së shtrigave.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku mori mijëra komente për dukjen.

Bukuroshja bionde ka zgjedhur të bëhet ‘djall’, ndërsa në veshjen e saj dominonte më shumë ngjyra e kuqe.

Fustani transparent i theksonte asaj linjat e formësuara trupore, teksa merrte poza të ndryshme para kamerës.

“Nuk doja të bëja asgjë për Halloween, por kur pashë veshjet e të gjithëve vendosa të jem një djall që shijon çajin e vetme”, ka shkruar ajo në përshkrim.

SHIKO MË SHUMË

U ofendua rëndë nga tifozët, Sasa reagon ashpër

Sasa Hoda ka reaguar pas një incidenti të ndodhur në palestrën “Sezai Surroi” në...

Të ngjitur për njëri-tjetrin, Adrola poston foto me këngëtarin Capital T

Modelja shqiptare Adrola Dushi po vazhdon të publikojë foto krah këngëtarit Capital T. Mirëpo, në...

Sërish krahë njëri- tjetrit, Për çka po e uron Benita-Ludon?

Raportet e krijuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” shpesh ndryshojnë pas përfundimit...