Rita Ora tërheq vëmendjen me fustanin e hapur në kopertinën e revistës “Love”

PUBLIKUAR

Ajo nuk heziton aspak të tregoj figurën e saj të përsosur, përcjellë GazetaBlic.

Rita Ora ngacmoi ndjekësit me fizikun e saj të bujshëm në kopertinën e revistës LOVE.

Krijuesja e hitit Hot Right Now, 29 vjeçarja dukej fenomenale në paraqitjen e saj, veshja e së cilës ishte mjaft transparente.

Rita ishte një vizion i bukurisë, ndërsa kishte veshur një fustan të shkurtër i cili lidhej tek qafa.

Këngëtarja në këtë paraqitje u shfaq me flokët ngjyrë gështenjë me shkëlqim ku dilnin në pah tiparet mahnitëse të fytyrës, ndërsa kompletoi pamjen e saj me një palë çizme.

Ndërkohë, MailOnline kohët e fundit raportoi se pasuria e Ritës është dyfishuar në vetëm 12 muaj në 10.2 milionë dollarë falë një përzierje fitimprurëse të muzikës, marrëveshjeve të reklamave dhe investimeve në pronë.

/GazetaBlic

SHIKO MË SHUMË

Fuego tregon se e ndihmoi financiarisht Mozzik: Nuk do t’ia harroj sa të jem gjallë!

Fuego ka ndarë një rrëfim për raportin e tij me këngëtarin Mozzik, duke zbuluar...

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...