Rita Ora pozon me një stil të çuditshëm nga Sidnej

PUBLIKUAR

Ajo njihet për veshjen me stil të pakrahasueshëm.

 

E këtë e tregoi me një postim së fundi të publikuar nga Australia, shkruan lajmi.net.

Në profilin e saj zyrtar në Instagram ka publikuar imazhe e veshur me një këmishë me ngjyrë të kaltër derisa e ka kombinuar me një pulovër ngjyrë të gjelbër të mbyllur vezullues si dhe një fustan me ngjyrë kafeje.

Të dy veshjet e sipërme të saj, shihen të një materiali me pupla por me ngjyra të ndryshme. Rita, këtë veshje e ka kombinuar me një palë take me ngjyrë të zezë me dy lloje ngjyrash në kyçin e këmbës.

Flokët e saj bionde i ka shndërruar në stil të viteve të 90-ta teksa e ka përfunduar dukjen me një makijazh të lehtë.

“Është në detaje”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e postimit.

Ndryshe, katër fotografitë e postuara artistja e njohur me famë botërore i ka shkrepur brenda një ambienti./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Selin jep lajmin: Gimbos i’a kanë vjedhur makinen .. (Foto)

Fituesja e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka ndarë...

Zoja i kapet Adrianit pasi i tha “po shitesh për Prime”

Zoja është përballur me Adrianin sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5. Banorja...