Rita Ora pozon e zhveshur nga sauna

PUBLIKUAR

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është gati të publikojë këngën e saj të parë për këtë vit më 27 janar.

“You Only Love Me” titullohet kënga e saj e re, e cila njëherësh do t’i paraprijë albumit të saj të tretë – cili gjithashtu publikohet këtë vit.

Vazhdimisht gjatë këtyre ditëve, Ora ka ngacmuar imagjinatën e fansave me publikimin e videove të shkurtra në Instagram dhe TikTok, duke shfaqur pak nga kënga e saj e re.

 

Ndërkohë mbrëmjen e së shtunës, 32-vjeçarja gjeti pak kohë për relaks duke iu përkushtuar vetes së saj.

Ajo publikoi një fotografi në InstaStory ku shihej në një sauna, teksa tregonte pa hezitim dukjen e saj joshëse pa makijazh.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Rita Ora përndryshe e ka nisur vitin 2013 me intensitet të lartë pune, pasi përveç rikthimit në muzikë, ajo aktualisht vazhdon që për sezonin e tretë radhazi të jetë pjesë e panelit gjykues të spektaklit shumë të shikuar në Mbretërinë e Bashkuar, “The Masked Singer”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...