Rita Ora nga Australia vë në dukje fizikun perfekt në bikini

PUBLIKUAR

Ajo është zhvendosur përkohësisht në Sidnei derisa po xhiron edicionin Australian The Voice.

 

Rita Ora dukej se po i shfrytëzonte në maksimum plazhet e klasit botëror të vendit dhe ndau disa fotografi në rrjete sociale, transmeton lajmi.net.

Këngëtarja dhe personaliteti televiziv e shfaqi belin e saj të hollë me një palë bikini jargavan me një shpatull ndërsa në qafë mbante edhe gjerdanë prej ari.

Prodhuesja e hitit “Hot Right Now” kishte tërhequr nga pas flokët e saj bionde derisa i shiheshin të lagura nga uji.

Kjo paraqitje e Ritës vjen një ditë pasi albumi i saj “Phoenix” u bë multi-platin në Australi.

Këngëtarja mori pjesë në një ngjarje të veçantë në Warner Music Australia për të shënuar rastin dhe dukej mahnitëse me një fustan të zi xhaketë.

Në ndarjen e fotografive përmes Instagramit, Rita buzëqeshi me kënaqësi ndërsa iu dha pllaka ku edhe tregoi figurën e saj mahnitëse.

Ndryshe, Rita kohët e fundit u zotua të hiqte dorë nga stili i jetës pas skandaleve të saj të ashpra në Mbretërinë e Bashkuar në fund të vitit të kaluar.

Në një intervistë të re, muzikantja pranoi se ajo nuk mund të bëj atë që bëja më parë që kur mbushi 30 vite dhe e vlerësoi vendimin e saj të ri për t’i mundësuar asaj të këndonte më mirë.

Këngëtarja bëri bujë kur shkoi kundër rregullave të rrepta të karantinës për të mbajtur një festë 30-vjetori të ditëlindjes në restorantin Casa Cruz në Notting Hill, Londra perëndimore pas një udhëtimi në Afrikën e Veriut, megjithë kufizimet e koronavirusit në atë kohë.

SHIKO MË SHUMË

Selin jep lajmin: Gimbos i’a kanë vjedhur makinen .. (Foto)

Fituesja e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka ndarë...

Zoja i kapet Adrianit pasi i tha “po shitesh për Prime”

Zoja është përballur me Adrianin sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5. Banorja...