Rita Ora me fustan kuq e zi në premierën e “The Get Down” në New York (Foto)

PUBLIKUAR

Këngëtarja Rita Ora gjithmonë e ka shprehur me të madhe, dashurinë e saj që ka ndaj modës. Ajo është veshur gjithnjë me tendencat më të fundit dhe për këtë ajo harxhon shuma të majme parash duke u konsultuar me pesë stilistët që ka.

Së fundmi, Rita ka qenë e ftuar në premierën e “The Get Down”, dhe në tapetin e kuq ajo ka habitur të gjithë me paraqitjen e saj.

25-vjeçarja kishte veshur një fustan të gjatë dhe elegant, në të cilin mbizotëronin ngjyrat kuq e zi. Modeli i saj i flokëve të kapura lart, bëri që Rita të rrezatonte të enjten mbrëma, raporton Daily Mail.

Aktualisht, Rita është duke bërë prova edhe për performancën e saj në MTV Music Awards, ku pritet të jetë fantastike, përkrah edhe yjeve të tjerë botërorë./Telegrafi/

Rita1

rita2

rita3

SHIKO MË SHUMË

Selin jep lajmin: Gimbos i’a kanë vjedhur makinen .. (Foto)

Fituesja e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka ndarë...

Zoja i kapet Adrianit pasi i tha “po shitesh për Prime”

Zoja është përballur me Adrianin sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5. Banorja...