Rita bashkëpunoi me tjetër markë të njohur.
Rita Ora tash e sa muaj është duke qëndruar në Australi, ku edhe është e angazhuar në disa projekte të ndryshme, shkruan lajmi.net.
Artistja, me anë të një postimi në Instagram ka bërë të ditur se është bërë imazh i brendit të njohur të veshjeve “Tommy Hilfiger”.
Ajo ndau disa fotografi nga fotosesioni i saj për këtë brend, ku edhe i reklamon produktet e linjës së re nga “Tommy Hilfiger”.
Rita pozoi e veshur me kostume të rastësishme, teksa flokët i kishte bërë kaçurrela dhe u shpreh e lumtur që është pjesë e këtij brendi.
Kujtojmë se Rita Ora së fundi është komentuar për një romancë të re me regjisorin australian, Taika Waititi, ngase u pa shumë herë e shoqëruar nga ai.
Pas suksesit me ep-in “Bang”, Rita pritet të rikthehet me disa këngë të reja. /Lajmi.net/



