Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është shprehur e lumtur për suksesin e filmit kosovar “Hive” (Zgjoi), në festivalin e madh amerikan “Sundance”.
Ajo ka ndarë me ndjekësit një fotografi, të cilën ndau njoftimin e Qendrës Kinematografike të Kosovës për suksesin e filmit “Zgjoi”, teksa shkroi “Po”.
Filmi “Zgjoi” i Blerta Bashollit, ka shënuar sukses të jashtëzakonshëm duke u vlerësuar me tre çmime.
Në garën e kinemasë dramatike botërore, “Zgjoi” është shpërblyer me çmimin e madh të jurisë, çmimin e publikut e çmimin e regjisorit më të mirë./Express/



