Rita Ora ka gati kolekisonin e radhës të të brendshmëve me Tezenis.
Ajo ka paralajmëruar përmes disa fotografive në Instagram reklamën e re për koleksionin e ri të dizajnuar nga vetë ajo, për firmën e famshme italiane.
Edhe këtë herë, Rita është vetë modelja e këtyre kreacioneve, në të cilët sigurisht se shkëlqen si gjithmonë, shkruan lajmi.net.
Rita po ka shumë sukses me këtë bashkëpunim me ‘Tezenis’, ndërsa në fund të viti të kaluar ka hapur dyqane edhe në disa prej vendeve më të mëdha në botë, përveç italisë./Lajmi.net/




