Rita Ora duket e mrekullueshme si nuse

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...

Moti sot me diell dhe vranësira: minimalja 0 gradë Celsius, maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e...

Rita Ora ka ngacmuar edhe një herë imagjinatën e fansave me disa fotografi nga prapaskenat e klipit të saj më të ri.

Këngëtarja, 32 vjeçe, e cila do të publikojë këngën e saj të re “You Only Love Me” më 27 janar, dukej mahnitëse me fustanin e nusërisë nga marka “YSL” të vitit 1987 dhe një duvak të bardhë.

Pamja prej nuseje e Ritës vjen pasi ajo u martua me regjisorin Taika Waititi në gusht të vitit 2022, shkruan DailyMail.

Flokët e saj bionde ishin stiluar në një topuz me kaçurrela dramatike me makijazh të theksuar dramatik, teksa ajo sinkronizonte një klip të këngës së saj të ardhshme.

Në mbishkrimin e postimit, Rita shkroi: “Çfarë ndodh kur një ëndërr duket oh kaq shumë reale? Vetëm në një fustan dasme ‘YSL’ të vitit 1987 sigurisht”.

Reklama

Në fillim të këtij muaji, Rita njoftoi fillimisht se do të publikonte një këngë të re, duke publikuar një klip të ëmbël me bashkëshortin Taika teksa shikonin fishekzjarre së bashku në natën e Vitit të Ri.

Klipi u shfaq për disa sekonda nën ritmet e këngës së re të Ritës, teksa në mbishkrimin e saj, 32-vjeçarja shkroi: “Befasi. Po kthehem, ‘You Only Love Me’ XX/01/23 #RO3”.

Rita dhe Taika u martuan në një ceremoni të vogël në Londër gushtin e kaluar.

Një burim i tha në atë kohë tabloidit britanik The Sun: “Ishte një ceremoni vërtet intime dhe super e veçantë për të gjithë atje. Më të afërmit dhe më të dashurit e tyre mund ta shohin se sa çmendurisht të dashuruar janë”.

Ata fillimisht u lidhën me njëri-tjetrin në prill të vitit 2021 dhe debutuan si çift në tapetin e kuq të premierës së filmit “The Suicide Squad” në Los Angeles. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Tuna pas rasteve të fundit në Kosovë: Gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemexhi

Këngëtarja e njohur, Altuna Sejdiu-Tuna, ka bërë një reagim në mediat sociale. Përmes një storie...

Xhensila ”flakë”, ekspozon format trupore

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, gjithmonë zgjedh të duket e kuruar deri në detaje. Së fundmi ajo...

Bebe Rexha shfaqet shumë tërheqëse, në fotografitë e mrekullueshme në Instagram

Bebe Rexha ka shfaqur gjoksin e saj në një korse të zezë, ndërsa ka...