Krijuesja e hiteve kishte veshur një bluzë ngjyrë bezhë dhe një palë xhinse, duke i kombinuar me çizme ngjyrë kafe të errët dhe një byzylyk.

Në një pamje tjetër, Rita kishte veshur një bluzë të zezë me një stamp të “Mickey” Mouse.
“’Gëzuar Krishtlindjet, në shtëpi për dimër. Paçi një ditë të bekuar të gjithëve që ju dua”, shkroi Rita në mbishkrimin e imazheve.

Kjo vjen pasi bashkëshorti i Ritës, Taika, zbuloi se aktori Robert Pattinson luante mblesëri në lidhjen e tyre – duke i prezantuar me njëri-tjetrin gjatë një takimi me miq.
Regjisori, i cili u martua me këngëtaren në fillim të këtij viti, tha se e njihte Ritën për tre vjet përpara se miqësia e tyre të lulëzonte në romancë dhe ata të fillonin të takoheshin në vitin 2021.

Duke folur në serinë Intervista të Louis Theroux, Taika tha se marrëdhënia e tij dhe Ritës funksionon sepse fillimisht ata ishin ‘miqtë më të mirë’.
I pyetur për takimin e tyre të parë, Waititi i tha Theroux: “Ne në fakt e kemi njohur njëri-tjetrin prej vitesh, përpara se të bashkoheshim”