Rita: Nuk lodhem nga thashethemet

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Këngëtarja shqiptare 28-vjeçare viteve të fundit nga mediet ishte lidhur me yje të profilit të lartë, duke përfshirë Calvin Harris, Rob Kardashian dhe së fundmi Andrew Garfield, shkruan sot Gazeta “Zëri”. 

Rita Ora nuk u kushton më vëmendje thashethemeve të saj në lidhje me jetën e saj intime. Këngëtarja shqiptare 28-vjeçare viteve të fundit nga mediat ishte lidhur me yje të profilit të lartë, dukepërfshirë Calvin Harris, Rob Kardashian dhe së fundmi Andrew Garfield, ndërsa thotë se nuk ankohet kur bëhet fjalë deri te spekulimet rreth shprehive të saj të takimeve të dashurisë, sepse e di se njerëzit gjithmonë do të përhapin thashetheme rreth jetës intime të të famshmëve.

“Është pjesë e territorit. Ti zgjedh, ti merr. Nuk ankohem për këtë. Thjesht, nuk i kushtoj vëmendje kësaj”, ka deklaruar Rita për revistën “People”. Komentet e saj vijnë pasi së fundmi ka zbuluar se nuk ka ndonjë tip të caktuar të meshkujve që i pëlqen të dalë në takim dashurie.

“Kurrë nuk e di se çfarë kërkoj. Në të vërtetë, nuk kam tip të caktuar”, kishte deklaruar ajo. Kënga e fundit e Ritës, “Let You Love Me”, flet për luftën për t’u zotuar në një lidhje, por ajo thotë se më nuk e ka problem që të lërë dashurinë romantike të hyjë në jetën e saj, shkruan më tutje “Zëri’.

“Nuk e kam më atë problem. Kam miq të mirë përreth, që më ndihmojnë të jam me këmbë në tokë”, ka deklaruar ajo.

Në nëntor mediet kanë raportuar se Rita është në lidhje dashurie me aktorin e filmit “The Amazing Spider-Man”, Andrew Garfield, ndërsa edhe pse asnjëri nuk e kanë konfirmuar romancën, ata janë parë së bashku gjatë Krishtlindjeve në Londër. /ZERI

SHIKO MË SHUMË

Tuna pas rasteve të fundit në Kosovë: Gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemexhi

Këngëtarja e njohur, Altuna Sejdiu-Tuna, ka bërë një reagim në mediat sociale. Përmes një storie...

Xhensila ”flakë”, ekspozon format trupore

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, gjithmonë zgjedh të duket e kuruar deri në detaje. Së fundmi ajo...

Bebe Rexha shfaqet shumë tërheqëse, në fotografitë e mrekullueshme në Instagram

Bebe Rexha ka shfaqur gjoksin e saj në një korse të zezë, ndërsa ka...