Rinovimi i kontratës së Benzemas me Realin është vetëm çështje kohe

PUBLIKUAR

Karim Benzema pritet që të jetë pjesë e Real Madridit për së paku edhe një sezon tjetër.

Sipas ekspertit, Fabrizio Romano, është vetëm çështje kohe se kur do të zyrtarizohet marrëveshja e re mes palëve, transmeton Gazeta Express.

Benzema pritet që të rinovojë kontratën deri më 30 qershor 2024.

Kontrata aktuale e 34-vjeçarit skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Reprezentuesi i Francës vlerësohet si një prej futbollistëve kryesorë te Real Madridi.

Ai së fundmi u zgjodh “Lojtari i Ndeshjes” pas fitores 3:1 kundër Barcelonës të dielën. Benzema ishte autor i një goli.

Ish-sulmuesi i Lyonit pritet që të fitojë edhe “Topin e Artë” këtë të hënë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...