Rinovimi i kontratës me PSG-në nuk është prioritet i Messit

PUBLIKUAR

E ardhmja e Lionel Messit vazhdon të jetë ende e paqartë.

Pavarësisht raportimeve se argjentinasi është në bisedime me Paris Saint-Germainin për rinovim të kontratës, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur, transmeton Gazeta Express.

Kontrata e Messit skadon pas përfundimit të sezonit aktual.

Edhe pse rinovimi i kontratës mbetet një opsion për fituesin e Kupës së Botës, “FootMercato” ka raportuar se për momentin ky nuk është prioritet i sulmuesit.

Megjithatë, gjithçka mund të ndryshojë ende në muajt e ardhshëm, veçanërisht duke pasur parasysh se klubi, i cili në çdo rast mbetet në kontakt me përfaqësuesit e 35-vjeçarit, do të marrë një vendim vetëm në fund të sezonit.

Për shtatë herë fituesin e “Topit të Artë” besohet se interesim ka pasur nga Inter Miami dhe Barcelona.

Messi mendohet se nuk e dëshiron transferimin në MLS, teksa rikthimi te Barça mund të mos realizohet shkaku i raporteve jo të mira mes tij dhe presidentit, Joan Laporta. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...